Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku një foshnje e porsalindur humbi jetën pak ditë pas lindjes.
Foshnja e porsalindur humbi jetën/ Zbardhet dinamika e plotë, prindërit akuza mjekut: Na dërgoi në shtëpi…

Prindërit e foshnjës kanë kallëzuar në polici mjekun Kastriot Dallaku, i cili ishte në detyrë gjatë ditës kritike për shtatzëninë, duke ngritur akuza për neglizhencë që solli si pasojë dhe humbjen e jetës së foshnjës.
ŘSipas kallëzimit babai i foshnjës dhe bashkëshortja kishin ndjekur të gjitha kontrollet rutinë për shtatzëninë deri të enjten e kaluar. Të premten, gruaja kishte ndjerë se foshnja nuk po lëvizte si zakonisht dhe pas telefonatës me mjekun që kishte ndjekur shtatzëninë, iu rekomandua të paraqiteshin në spital për kontroll.
Të shtunën, gjendja e nënës u përkeqësua dhe pas një temperature të lartë, çifti u kthye në spital. Aty u realizua menjëherë një lindje me operacion, brenda më pak se shtatë minutash. Foshnja lindi në gjendje të rënduar, u intubua dhe u dërgua në reanimacion. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, e porsalindura ndërroi jetë të hënën si pasojë e insuficiencës multiorganore.
Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të verifikuar përgjegjësitë konkrete dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të protokolleve mjekësore gjatë trajtimit të rastit.