Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike ka deri në 13 kandidatura për Bashkinë Tiranë.
Florjan Binaj shpalli kandidaturën për Bashkinë Tiranë, Berisha tregon nëse do e mbështesë: Kam zërin tim dhe…

Por, theksoi Berisha po mirëpresim kandidaturat e pavarura, duke shtuar se Tirana do të ketë emrin më të dashur ndonjëherë.
Sa i përket pyetjes nëse do mbështesë aktorin e humorit Florjan Binaj, kryedemokrati u shpreh se emri do të përcaktohet nga koalicioni dhe aleatët e PD-së, teksa shtoi se edhe vetë ka zërin e tij.
“Të garantoj që gjer tani PD ka 12-13 kandidatë, të garantoj për këtë. Ne shpallën një parim që mundësisht të hapemi dhe mirëpresim kandidatura të pavarura. Shpreh mirënjohjen për çdo njeri që kandidoi përgjatë këtyre ditëve dhe i garantoj për respektin më të madh.
Tirana do të ketë kandidatin më të dashur ndonjëherë”, tha Berisha.