Aktori i njohur Florjan Binaj, i ftuar në emisionin e Arbanë Osmanit, ka folur hapur për largimin dhe gjendjen aktuale të spektaklit humoristik Portokalli, ku ai ka qenë një nga figurat më të dashura për publikun për plot 18 vite.
Florjan Binaj: “Nuk mund ta shoh më Portokallinë, më vjen keq ta shoh në atë gjendje”

Kur u pyet nga moderatorja nëse e ndjek më Portokallinë, Binaj reagoi menjëherë duke thënë:
“Jo! Dhe kur kam provuar ta shoh për 5 minuta, s’mund të rri dot. Më vjen keq ta shoh në atë gjendje.”
Aktori u shpreh i zhgënjyer për mënyrën se si është transformuar spektakli ndër vite, duke theksuar mungesën e energjisë dhe krijimtarisë që dikur e karakterizonte.
“S’ka më gjallëri, s’ka më personazhe të rinj. Dikur, kush sillte 5 personazhe të rinj në sezon, ishte më i dobti. Sot duket sikur s’ka më frymë. Personazhet duken të trishtuar.”
Florjan Binaj, që për shumë vite ishte një nga figurat kryesore të Portokallisë, tha se ndien keqardhje për mënyrën se si është katandisur emisioni ku ai ka dhënë një pjesë të madhe të jetës dhe karrierës së tij.
“Kam dhënë 18 vite të jetës time për Portokallinë, dhe nuk dua ta shoh më në atë gjendje,” – përfundoi ai.