Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së bërë nga kandidati i pavarur për zgjedhjet e Tiranës, Florjan Binaj i cili theksoi se nuk do të dalë në fushatë me kreun e PD-së.
Florjan Binaj i nxori “karton të kuq”, Sali Berisha nuk i ndahet: Unë do t’i kërkoj…

I pyetur për këtë deklaratë të Binajt, Berisha e përshëndeti aktorin e humorit, teksa vendosi dhe vijën e kuqe mes një kandidati të propozuar nga partitë dhe një kandidati të pavarur.
Sipas Berishës, Partia Demokratike do të mobilizojë elektoratin dhe do të kërkojnë votat për të.
“Kandidati jo partiak i pavarur nga parti politike është i partisë politike, kandidat i pavarur që zgjedhin, që kandidon në mënyrë të pavarur por partitë politike e gjejnë të përshtatshme për ta mbështetur absolutisht, nëse është i pavarur, nuk ka pse të bëjë asnjë me kryetarët e partive. Por, kryetarët e partive do angazhohen me të gjithë mundësitë e tyre për të mobilizuar elektoratin partiak për të votuar atë. Pastaj rryma keqdashëse e cila e tërmbuar nga fakti se ky kandidat i pavarur ka premisa të ketë mbështetje të gjerë në elektoratin shqiptar të pavendosur, gri, por qoftë të spektrit më të gjerë të mundshëm , kjo i tmerron”, tha Berisha.