Florjan Binaj nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve të gazetarëve për Ogerta Manastirliun, kandidaten që do të jetë përballë tij në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës.
Florjan Binaj g*det ashpër Ogerta Manastirliun: Ja ka dedikuar gjithë jetën Edi Ramës, ja cfare do ndodhe tani

Aktori dhe moderatori i njohur, thumboi drejtëpërdrejtë ish Ministren e Arsimit duke u shprehur në Top Story se gjithë jetën e saj ia ka dedikuar Edi Ramës.
Një përgjigje ngacmuese, që edhe pse në panel u përpoqen të ia elaboronin mendimin, ai u mjaftua duke thënë: “Unë them se Ogerta Manastirliu ja ka dedikuar gjithë jetën e saj, kryetarit të Partisë Socialiste, kryeministrit Edi Rama. A më pyetët? Kaq është përgjigja”, përfundoi Binaj.
Pas reagimit në rrjetet sociale, ku Florjan Binaj tregoi se do të kandidonte në Bashkinë e Tiranës, vrullshëm nisën të shpërndaheshin fotografitë e tij me Edi Ramën dhe Erion Veliajn vite më parë. Ai shpjegoi të dy fotografitë, madje duke u ndalur në disa detaje të padëgjuara më parë. I ftuar në “Top Story”, me Ramën zbuloi se kishte 10 vite pa u takuar dhe pa folur, ndërsa për Veliajn u shpreh, se ia kishte “vjedhur” fotografinë.
“Foto me Ramën? Kemi dalë në 2013-tën. Në atë periudhë, një pjesë shumë e madhe thonin që Edi Rama është e vetmja zgjidhje për shpëtimin e Shqipërisë nga situata. Takimi i fundit ka qenë në vitin 2015-të në festën e Digitalb. Që në atë kohë as nuk e kam takuar më dhe as nuk kam folur më. Unë u zhgënjeva si të gjithë me atë që ndodhi”, tha fillimisht ai.