Sot politika mori një kthesë të papritur! Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpalli zyrtarisht Florjan Binajn si kandidatin e PD-së për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës. Berisha e quajti Binajn “artist me integritet dhe përfaqësues të denjë të qytetarëve”, duke i bërë thirrje opozitës dhe gjithë qytetarëve të Tiranës që ta mbështesin. Sipas tij, Binaj është simbol i qytetarisë dhe angazhimit publik.
“Flor Binaj futet në politikë, reagimi epik i Luizit bën namin në rrjet!”

Por, ndërsa politika fliste seriozisht… showbiz-i u fut në lojë!
Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother VIP Albania” dhe një nga figurat më të ndjekura në vend, reagoi me humor. Ai postoi një video në Instastory duke dëgjuar fjalimin e Berishës dhe tha me ironi:
“Ua kishe thënë emrin tim, për Zotin!”
Kaq mjaftoi që rrjetet sociale të shpërthenin! Videoja u bë virale në pak minuta, me dhjetëra komente plot humor dhe ironi: