Prej disa ditësh në rrjet kanë qarkulluar thashetheme për një lidhje të mundshme mes influenceres Hati Brika dhe biznesmenit Enea Marku. Dyshimet u shtuan pas pranisë së tij në festën e ditëlindjes së Hatit, ku të ftuarat ishin thuajse të gjitha vajza.
Flet biznesmeni i dyshuar për lidhje me Hatin

Në reagimin e tij të parë publik, Marku mohon kategorikisht çdo përfshirje dhe i cilëson lajmet si të rreme.
Dua të ndaj me të gjithë një sqarim shumë të rëndësishëm, sepse kohët e fundit po qarkullojnë lajme, thashetheme dhe spekulime rreth meje, Enea Marku, dhe një personi tjetër me emrin Hati. Dua të them qartë dhe pa asnjë dyshim: asgjë nga këto nuk është e vërtetë,” shkruan ai.
Ai i konsideron këto si “gënjeshtra të plota, të shpikura dhe të përhapura nga portale që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën” dhe shton: “Nuk kam asnjë marrëdhënie me personin që përmendet, dhe çdo insinuatë në këtë drejtim është e rreme dhe keqdashëse”.
Marku përmbyll reagimin e tij duke kërkuar respekt për privatësinë dhe duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur