Fjalët e para të Peleshit si kryeparlamentar: “Do t’i jap hapësirë kujtdo, opozita duhet te jete e kënaqur me ndarjet e reja në Parlament!”

Në mbyllje të Asamblesë së PS-së, Niko Peleshi foli për herë të parë si kryetar i ri i Kuvendit, pas propozimit nga kryeministri Edi Rama.

Peleshi premtoi hapësirë për çdo deputet dhe theksoi se Parlamenti duhet të ecë në të njëjtin ritëm me qeverinë. Ai vuri theksin tek modernizimi dhe përdorimi i teknologjisë, duke paralajmëruar se “nëse politika kthehet në arenë gladiatorësh, Shqipëria rrezikon të humbasë trenin e fundit për zhvillim dhe integrim europian.”

Sa i takon opozitës, Peleshi tha se ajo duhet të jetë e kënaqur me ndarjen e re të komisioneve parlamentare, duke theksuar se shumica i ka lënë në drejtim një komision më shumë, përfshirë atë të politikës së jashtme, i lidhur ngushtë me integrimin europian.

More posts