Një 27-vjeçar nga Kerr County, Teksas, ka humbur jetën pasi bëri gjithçka për të shpëtuar familjen e tij nga përmbytjet katastrofike që përfshinë rajonin pas rritjes së papritur të lumit Guadalupe.
Fjalët e fundit të babait hero që vd*q duke ndihmuar familjen e tij të shpëtonte nga përmbytjet shkatërruese

Julian Ryan, baba i tre fëmijëve, ndihmoi partneren e tij, tre fëmijët dhe nënën e tij të dilnin në çati, pasi uji hyri me shpejtësi në shtëpi. Sipas rrëfimit të së fejuarës, Christina Wilson, familja ishte në gjumë kur brenda vetëm 20 minutash, uji në dhomë arriti deri në gju.
“U ngritëm dhe filluam të thërrisnim 911, por uji vazhdonte të vinte. Nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të dilnim,” tha ajo.
Për të ndihmuar të tjerët të shpëtonin, Ryan theu një dritare me grusht, duke u lënduar rëndë. Ai preu një arterie dhe humbi shumë gjak, ndërkohë që ekipet e shpëtimit nuk arritën të mbërrinin në kohë për ta ndihmuar.
Para se të humbiste jetën nga plagët, Julian u dha lamtumirën të afërmve të tij: “