Fillon numërimi mbrapsht! BBVK 4 rikthehet me surpriza të mëdha

Pas tre edicionesh të ndjekura gjerësisht nga publiku, “Big Brother VIP Kosova” po përgatitet për sezonin e katërt, i cili pritet të sjellë emocione dhe risi për shikuesit.

Moderatori Alaudin Hamiti ka zbuluar në rrjete sociale se shtëpia e këtij edicioni është rimodeluar plotësisht dhe do të ofrojë surpriza të mëdha për banorët dhe publikun.

Formati i lojës mbetet i pandryshuar: izolimi nga bota e jashtme, përballja mes konkurrentëve dhe garimi për mbështetjen e publikut, duke sjellë situata të papritura dhe strategji të ndryshme.

Në vetëm pak vite, BBVK është kthyer në një ndër programet më të ndjekura në Kosovë dhe rajon, duke prodhuar debate, histori miqësie e romance, por edhe ngjarje që kanë bërë jehonë në media dhe rrjete sociale.

More posts