Doha nën zjarr! Forcat e armatosura të Katarit kanë reaguar me shpejtësi rrufe pas një sulmi tronditës me raketa balistike nga Irani ndaj bazës ushtarake amerikane Al Udeid – një nga qendrat më të mëdha të ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme.
Në një deklaratë të fortë, autoritetet e Katarit thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë kapur dhe asgjësuar raketat iraniane në ajër, duke shmangur një katastrofë të mundshme.
“Territori i Katarit është i sigurt. Nuk ka viktima, falë ndërhyrjes së menjëhershme të mbrojtjes sonë ajrore”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, duke shtuar se vendi rezervon të drejtën për t’u përgjigjur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Ndërkohë, hapësira ajrore e Katarit është mbyllur, dhe mbi 10,000 trupa amerikane ndodhen në gatishmëri të lartë. Irani pranoi sulmin, duke e quajtur atë një “hakmarrje të drejtpërdrejtë” pas goditjeve amerikane në objektet bërthamore të Teheranit në fundjavë.
Tensionet në rajon janë në kulm, ndërsa vendet fqinje si Emiratet e Bashkuara dhe Bahreini po ndjekin nga afër zhvillimet dhe po përgatiten për çdo skenar.