Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar në Itali, ku një foshnjë lindi pa këmbë, për shkak të një keqformimi të pazbuluar gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë. Rasti ka ndodhur në dhjetor të vitit 2015, në Spitalin Maggiore në Parma, ku lindi fëmija me mungesë të gjymtyrëve nga gjuri e poshtë. Askush nga mjekët nuk kishte konstatuar këtë problem deri në momentin e lindjes.
Pas një procesi të gjatë ligjor, Gjykata e Parmës shpalli përgjegjës gjinekologun privat nga Sala Baganza, i cili kishte ndjekur në mënyrë private nënën e fëmijës gjatë shtatzënisë. Sipas vendimit të gjykatës, mjeku kishte shkelur detyrën profesionale dhe neglizhenca e tij ishte vendimtare për mosdiagnostikimin e anomalisë gjatë kontrolleve rutinë.
Më konkretisht, gjykata thekson se keqformimi anatomik i fetusit mund dhe duhej të ishte identifikuar gjatë ekografive të kryera në muajt korrik dhe shtator 2015. Për më tepër, ekzaminimi morfologjik i kryer nga gjinekologu, sipas trupit gjykues, ka qenë i paplotë dhe me shkelje të qarta të standardeve mjekësore.
Si rezultat i këtij vendimi, mjeku është urdhëruar të paguajë rreth 350,000 euro dëmshpërblim, përfshirë edhe shpenzimet ligjore. Kjo shumë do të mbulohet nga kompania e sigurimeve që kishte kontratë me gjinekologun.
Ndërkohë, padia civile ishte drejtuar edhe ndaj Spitalit Maggiore dhe Autoritetit Shëndetësor Lokal të Parmës, duke qenë se gruaja kishte qenë e ndjekur edhe nga mjekë të institucioneve publike. Megjithatë, kërkesat për kompensim ndaj këtyre dy institucioneve u rrëzuan nga gjykata.
Fëmija, i cili sot është 10 vjeç, ka kaluar vite të vështira dhe aktualisht përdor proteza për të ecur, ndërsa familja është përballur me sfida të mëdha jo vetëm emocionale por edhe ekonomike.
Ky rast ka rikthyer në vëmendje nevojën për kontrolle të rrepta mjekësore, përgjegjshmëri profesionale dhe transparencë ndaj pacientëve gjatë shtatzënisë, për të shmangur tragjedi të tilla që lënë pasoja të përhershme në jetën e fëmijëve dhe prindërve.