Nigel Farage i rikthehet çështjes së emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe thotë se do takohet për drekë me kryeministrin Edi Rama. Takim që sipas tij do zhvillohet javët e ardhshme me shpresë për të arritur një marrëveshje për dëbimin e të dënuarve shqiptarë.
Farage provokon përsëri: Do takohem për drekë me Ramën, do e mbush avionin me shqiptarë

Këto ai i tha gjatë një konference të partisë së tij “Reform UK” të mbajtur ditën e djeshme, ku tema kryesore ishte çështja e emigrantëve. Pasi tha se do takohet me Ramën për drekë, Farage prokoi duke thënë se ndoshta kur të vijë në Shqipëri do të marrë dhe disa të burgosur shqiptarë me vete dhe do të
rezervonte një avion të madh që të nxërë sa më shumë prej tyre.
“Do të dëbojmë kriminelët e huaj,” u shpreh ai sipas The Telegraph. “Së shpejti do të shkoj për drekë me kryeministrin e Shqipërisë. Ndoshta do të rezervoj një avion të madh dhe do të marr dhe disa me vete, ende nuk jam i sigurt.”
Farage deklaroi se një qeveri e udhëhequr nga partia e tij do të ndalojë varkat me emigrantë brenda dy javëve pas marrjes së pushtetit. Ai e cilësoi emigracionin e paligjshëm si “kërcënim për sigurinë kombëtare” dhe rrezik për “vajzat dhe gratë në rrugët tona”.