Gjatë prezantimit të krijimit të Operatorit Kombëtar të Ujit, kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër zyrtarët përgjegjës të qytetit të Vlorës për mënyrën e menaxhimit të Ujesjellësit.
Është e frikshme!”/ Rama “shpërthen” me kritika ndaj punonjësve në Vlorë: Janë…

Teksa ka përmendur borxhin e lart ëtë akumuluar përgjatë vitit 2020, Rama është shprehur se sot qeveria ka bërë përmirësim në mënyrën e hartimit të sistemit të menaxhimit të rrjetit.
“Raporti i bërë nga ekipi për situatën e administrimit të ujësjellësit të Vlorës është i frikshëm. Nivel papëregjegjshmërie i frikshëm. Solla rastin konkret duke qënë se flasim për një nga pikat më atraktive dhe më të ngarkuara nga turizmi. Borxhet e akumuluara nga këto ndërmarrje të administruara me papërgjegjshmëri ekstreme në vitin 2020 arritën në 13.6 miliardë euro. Harxho, shpërdoro, dridh zinxhirin dhe ngarko kompaninë e shpërndarjes së energjisë me borxhe. Në 2021, ndërmorëm hapin e parë duke hyrë në procesin e bashkimit të kompanive dhe nga 58 shoqëri, 58 çeta, ne krijuam 15 shoqëri rajonale. Qëllimi ishte të përmirësohej performanca dhe të rritej përgjegjshmëria në administrim dhe sot kemi rezultate domethënëse, që na tregojnë një gjë që përgjigjia ndaj kësaj sfide është bashkimi dhe jo copëzimi”, tha Rama.