Pas shumë aludimeve në rrjet dhe batutave që e kthyen në një nga temat më të përfolura të pas-Big Brother VIP, Arjola Demiri ka vendosur të japë një përgjigje të qartë lidhur me shtëpinë që iu dhurua gjatë spektaklit.
Është bërë legjendë kjo historia”/ Arjola Demiri flet për shtëpinë që iu premtua në Big Brother VIP Albania

Në një deklaratë të fundit, aktorja tha me humor dhe sinqeritet:
Me shtëpinë shumë mirë, aty është, vetëm me u fut brenda.”
Ajo shtoi se historia është bërë tashmë një “legjendë urbane” për publikun shqiptar:
“Kur të futem, do e merrni vesh. Sepse u bë legjendë kjo historia e shtëpisë.”
Arjola konfirmoi se prona ekziston fizikisht dhe është parë nga të gjithë, por që ende po punohet për ta bërë gati për banim.
“Është vetëm me u fut brenda, ta mobilojmë, ta sistemojmë, se do punë,” tha ajo, duke kujtuar se kur iu premtua, shtëpia ishte ende në fazë ndërtimi: