Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar ashpër pas procesit të rinumërimit të votave në Tiranë, duke e cilësuar atë si një “turp” dhe “pisllëk të pastër”.
Erion Braçe shpërthen pas rinumërimit të votave: Turp e pisllëk, ja ç’po ndodh…

Braçe akuzon KAS se po shpall të pavlefshme votat e Partisë Socialiste dhe të tijat personale.
“Turpi i rinumërimit të votave. Këto janë votat e PS dhe të miat, shikoni si po i shpallin të pavlefshme. Nuk ia kam borxh askujt këtë lloj pisllëku, shoqëruar me shënimin ‘votë më shumë’ dhe nënkuptimin ‘të vjedhura’! Janë vota të pastra që KAS po i kthen në të pavlefshme!”, shkruan Braçe.
Ai shprehet se këto vota janë vlerësuar gjatë numërimit nga KZAZ-të bazuar në një manual të KQZ-së, i cili tani, sipas tij, është zhdukur pa shpjegim.
“Nuk e di çfarë plani kanë, kujt po i heqin këto vota, pra kujt do t’ia marrin mandatin, por ja bën muuuu që ky është turp!”, shkruan Braçe teksa publikon fotografitë më poshtë: