Erdhën për pushime, por gjetën vd*kjen! Humbin jetën dy pushues në Velipojë

Dy pushues nga Kosova kanë humbur jetën duke u larë në det në Velipojë. Policia e Shkodrës ka bërë të ditur lajmin dhe është shprehur se bëhet fjalë për dy raste të ndryshme.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Blutë raportojnë se viktima e parë është 72-vjeçari me iniciale Z. J i cili dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.

Për sa i përket viktimës së dytë shtetasi kosovar Gj. K 80 vjeç ka ndërruar jetë sapo ka dalë nga deti si pasojë e një arresti kardiak.

Materialet janë referuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.

More posts