Eksperimenti i çmendur në Afrikë/ Roboti përballet me luanin, përfundon me “çrregullim post-traumatik”

Një eksperiment i pazakontë në Afrikë ka shkaktuar bujë në qarqet shkencore. Studiuesit e inteligjencës artificiale vendosën të testojnë një prototip robot duke e vënë ballë për ballë me mbretin e xhunglës – një luan.

Roboti ishte programuar me qindra imazhe kafshësh dhe literaturë mbi emocionet, duke qenë i aftë të identifikonte gëzimin, trishtimin, zemërimin dhe frikën. Por në momentin që u përball me luanin, sistemi dështoi totalisht. Regjistrimet e brendshme shënonin vetëm:

“Mace e madhe. Frikë.”

Më pas, pajisja filloi të bllokohej duke përsëritur fjalën “frikë” mbi 100 herë radhazi, derisa u ngri plotësisht. Përpjekjet e inxhinierëve për të fshirë kujtesën nuk dhanë rezultat. Frika ishte ngulitur aq thellë, sa çdo herë që roboti shihte një kafshë me katër këmbë – qoftë një dhi apo edhe një mace shtëpie – reagonte njësoj:

“Jo. Frikë.”

Kompania u detyrua të hiqte pjesë të CPU-së për ta rikthyer në funksionim, proces që kushtoi mbi gjysmë milioni dollarë dhe zgjati tetë muaj. Në fund, eksperimenti u mbyll me një konkluzion të pazakontë: roboti i parë në histori i diagnostikuar me çrregullim post-traumatik.

More posts