Kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur me emrat e skuadrës së tij të katërt, me të cilët do të qeverisë.
Ekskluzive/ Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

Një burim i besueshëm në PS tha për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, se kryeministri Edi Rama ka vendosur datën 11 shtator, ora 10:00 në Tiranë për anonçimin e ministrave të rinj.
Kjo do të thotë një ndryshim në traditën e shpalljes së tre kabineteve të shkuara qeverisëse, ndodhur përpara mbajtjes së seancës së parë konstituive.
Pra, kabineti Rama 4 do të mësohet një ditë pas betimit të deputetëve të rinj, dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.
Askush nga ministrat aktualë nuk e di nëse do të qëndrojë në detyrë.