Gazetarja dhe moderatorja e njohur Alba Alishani i rikthehet ekranit pas largimit nga A2 CNN, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e saj televizive.
EKSKLUZIVE/ Alba Alishani rikthehet në ekran, zbulohet televizioni dhe emisioni

Alishani do të drejtojë një emision të ri që do të quhet “Trialog”, i cili do të transmetohet dy herë në javë, çdo të martë dhe të mërkurë, në orën 21:00, në ekranin e Radiotelevizionit Publik Shqiptar.
Ky format i ri synon të sjellë analiza dhe diskutime të thelluara mbi politikën dhe zhvillimet më të rëndësishme të vendit.
Në krah të moderatores do të jenë tre analistë të përhershëm: Arjon Sulo, Prec Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, të cilët pritet të japin këndvështrime të ndryshme dhe të nxisin debate dinamike.
Rikthimi i Alba Alishanit shihet si një rikthim i fortë në ekran, pas një periudhe të suksesshme në A2 CNN, ku ajo ishte ndër figurat kryesore të gazetarisë televizive në prime time.