Pas polemikave që shpërthyen në rrjet pas performancës së saj në këngën “Mora fjalë”, ku u kritikua për veshjen dhe faktin që këndoi playback, Egli Tako ka zgjedhur të mos japë asnjë deklaratë publike. Megjithatë, një postim në InstaStory duket se flet më shumë se çdo koment.
Egli Tako reagon ndaj thumbimit të Albinës: Një foto, një…(FOTO)

Në foto, këngëtarja shfaqet e qeshur, e relaksuar dhe plot vetëbesim, sikur tregon se fjalët që qarkullojnë rreth saj nuk e shqetësojnë aspak.
Ajo nuk ka reaguar drejtpërdrejt ndaj thumbimeve të Albinës, e cila e kritikoi për mungesë serioziteti në interpretim dhe për zgjedhjen e veshjes, por duket se Egli po i mbyll gojët me heshtje.
Një reagim i heshtur, por shumë domethënës për ata që e lexojnë mes rreshtash: Egli nuk ka nevojë të justifikohet, ajo thjesht vazhdon të shkëlqejë në stilin e saj.
