Egla Ceno habit të gjithë në “Goca dhe Gra” – shfaqet për herë të parë me fustan të bardhë nuseje!

Aktorja e njohur Egla Ceno ka surprizuar të gjithë të ftuarit dhe publikun në studion e emisionit “Goca dhe Gra”, duke u shfaqur për herë të parë me një fustan të bardhë nuserie.

Pamja e saj elegante dhe e pazakontë ngjalli menjëherë reagime dhe komente nga të pranishmit. Por më shumë se pamja, ishte fjalia e saj që bëri bujë:

“Mami, më shiko mirë, se s’do më shohësh më me këtë fustan!”

E gjithë kjo ngriti pikëpyetje dhe zhurmë në rrjete sociale, derisa Egla sqaroi me humor se veshja ishte thjesht një kostum teatri, pasi kishte ardhur direkt nga një shfaqje dhe nuk kishte pasur kohë të ndërrohej.

Edhe pse pa qenë një nuse e vërtetë, Egla shkëlqeu në skenë dhe tregoi edhe një herë karizmën dhe shpirtin e saj artistik që di si të tërheqë vëmendje, edhe pa e pasur si synim!

More posts