Një situatë dramatike po zhvillohet në Theth, ku banorët ndihen të mashtruar dhe të lënë në baltë nga Kryeministri Edi Rama. Para zgjedhjeve, kreu i qeverisë premtoi publikisht falje gjobash për ndërtimet pa leje dhe mbështetje për zonën turistike, por pas përfundimit të votimeve, realiteti ndryshoi krejtësisht.
Edi Rama Tradhetoi banoret e Thethit , para zgjedhjeve ju premtoi falje gjobash dhe sot ju beri hatanë ( VIDEO )

Në pamjet e fundit të shpërndara në rrjete sociale, shihen fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) duke shembur ndërtesa në Theth, ndërkohë që banorët protestojnë dhe shpërthejnë në lot.
“Na gënjeu! Na tha do na falte gjobat dhe do na ndihmonte. Tani po na prish shtëpitë e bukës!”, dëgjohet një banor duke thirrur në video.
“Një thikë pas shpine” për Thethin
Për shumë banorë dhe sipërmarrës turistikë, kjo është ndjesia që mbizotëron: një thikë pas shpine nga një qeveri që u premtoi lehtësira për zhvillimin e zonës, por po shkatërron gjithçka me makineri të rënda.
Shumë prej ndërtimeve në Theth janë bërë për të zhvilluar turizmin dhe për të pritur vizitorë të huaj, duke kthyer fshatin malor në një nga destinacionet më të preferuara në Shqipëri. Por tani, banorët shprehen të dëshpëruar dhe të tradhtuar.