Endri Shabani i është përgjigjur sërish Adriatik Lapajt, i cili pretendon se aleati i tij është pjesë e “komplotit” bashkë me dajën e tij, Zeqir Kordhoni, për të mbajtur mandatin e deputetit që “Nisma Shqipëria Bëhet” fitoi më 11 maj në Tiranë.
E turpshme! Sherri për mandatin e deputetit, Shabani i përgjigjet Lapajt: Je zotuar…

Shabani e nis përgjigjen e tij duke shprehur keqardhje për “reagimin e nxituar” të Lapajt, që sipas tij, e ka shpallur “armikun e klasës”.
Ai i është drejtuar aleatit të tij duke thënë se mandati i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk ka qënë kurrë i tij.
“Tiku mund të jetë mësuar të përvetësojë punën e të tjerëve, por pa votat e Nismës Thurje, apo pa votat e mia, ai nuk do të ishte bërë kurrë deputet!!!”, shkruan ai.
Shabani nuk ka kursyer as ironitë, ndërsa shkruan se “Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të bëhet burrë”.