Një nënë nga Queensland, Australi, ka treguar sesi duket djali i saj tre vjet pas trajtimit me lazer për një njollë të madhe të lindjes në fytyrë, pas kritikave të ashpra që mori nga rrjetet sociale.
E sulmuan për lazerin në fytyrën e djalit – sot, 2 vite më vonë, rezultati habit të gjithë (FOTO)

Brooke Atkins, 36 vjeç, lindi djalin e saj të dytë, Kingsley, në vitin 2022 dhe menjëherë vuri re se ai kishte një njollë të madhe lëkure të tipit “Port Wine Stain” që i mbulonte gjysmën e fytyrës. Ky tip njollash zakonisht është i padëmshëm, por kur ndodhet mbi syrin mund të lidhet me sëmundje si glaukoma dhe sindroma Sturge-Weber – të cilat Kingsley rezultoi t’i kishte të dyja.
Vetëm gjashtë muaj pas lindjes, Brooke dhe partneri i saj vendosën ta trajtonin me lazer për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes. Ata ndanë rrugëtimin e tij në rrjetet sociale, por u përballën me sulme nga përdorues online, të cilët e quajtën “monstër” për vendimin e marrë.
Sot, pas dy vitesh nga trajtimi, shenja në fytyrën e Kingsley është zbehur ndjeshëm, duke lënë vetëm një ton rozë të lehtë në njërën anë të fytyrës. Në një intervistë për Daily Mail, Brooke shpjegoi se këto njolla mund të errësohen dhe të bëhen më të theksuara me kalimin e kohës, duke marrë formë me gunga e rrudha që shpesh janë të vështira për t’u trajtuar.
Ajo theksoi se qëllimi i trajtimit nuk ishte “heqja” e njollës, por mbajtja e lëkurës së shëndetshme dhe parandalimi i dëmtimit të mëtejshëm. Pavarësisht kritikave, Brooke ka marrë mbështetje nga prindër të tjerë që e kuptojnë vendimin e saj.