Një grua nga Virginia e SHBA-së ka treguar historinë e saj të jashtëzakonshme, pasi pësoi arrest kardiak të papritur dhe u shpall klinikisht e vdekur për plot 24 minuta.
E shpallën pa jetë për 24 minuta, gruaja tregon çfarë përjetoi

Lauren Canaday, në vitin 2023, përjetoi një krizë të rëndë epileptike (e njohur si kriza grand mal), gjatë së cilës muskujt iu kontraktuan me forcë dhe frymëmarrja iu ndal.
“Burri im ishte në dhomën përballë dhe më dëgjoi të thoja ‘Oh s***’. Ai u fut menjëherë brenda dhe më gjeti pa ndjenja në dysheme. Kisha ndalur së marrë frymë dhe isha bërë blu,” tregoi Lauren për Newsweek.
Falë reagimit të shpejtë të bashkëshortit të saj – me masazh kardiak dhe thirrje urgjence – Lauren arriti të mbijetonte deri në mbërritjen e mjekëve katër minuta më vonë. Në spital, ajo rezultoi pozitive me Covid-19 dhe iu diagnostikua me miokardit, një inflamacion i muskulit të zemrës që dobëson funksionin e saj. Mjekët dyshojnë se pikërisht Covid-19 mund të ketë shkaktuar arrestin kardiak.
Ajo zbuloi se i duheshin 24 minuta dhe katër goditje me defibrilator që zemra e saj të rifillonte rrahjet. Pas 9 ditësh në kujdesin intensiv, Lauren u shpall “kognitivisht e paprekur”, pa dëmtime të dukshme në tru. Megjithatë, sfidat e saj nuk përfunduan me kaq.