E respektoi ligjin, por e masakruan”! Biznesmeni Laert Kasaj, babai i dy vajzave të vogla, dhunohet barbarisht – Ja e vërteta që po fshihet!

Një krim i pashembullt është regjistruar mbrëmjen e djeshme në kompleksin “Delijorgji”, ku biznesmeni përmetar Laert Kasaj është dhunuar brutalisht në mes të Tiranës.

Laert Kasaj është një sipërmarrës i ri, që ka nisur rrugën e tij në biznes qysh si student. Me kulturë, etikë dhe me një qëllim të vetëm: të ndërtojë me ndershmëri dhe të krijojë vende pune për të rinj dhe familjarë. Ai është pronari i restorantit të njohur “Tokyo”, ndër të parët që respektoi vendimin e Bashkisë për të liruar hapësirat publike dhe hoqi shtesat pa asnjë rezistencë.

Por pikërisht sepse respektoi ligjin, mbi të ra egërsia e një grupi të dhunshëm. Të fortët e një kafeneje përballë, të indinjuar nga denoncimet që po qarkullonin, e akuzuan Laertin si “spiun” të Edi Ramës dhe e masakruan në mënyrë shtazarake. Dhe ironia? Vetë Laert Kasaj as nuk e njeh personalisht Edi Ramën, dhe asnjëherë nuk ka pasur kontakt me politikën – sepse ai merret vetëm me punë!

🟥 MASAKRA QË TRAUMATOI FËMIJËT

Mbrëmjen e djeshme, i mbuluar në gjak dhe me fytyrën e copëtuar, Laerti u kthye në shtëpi. Derën ia hapën dy vajzat e tij të vogla, të cilat e përqafuan mes lotëve – pa ditur se ai mbante në trup gjurmët e padrejtësisë më të egër që mund t’i bëhet një qytetari të ndershëm. Fytyra e gjakosur e babait u mbeti në duar e në mendje. Një kujtim që, ndryshe nga plagët në trup, nuk do të shërohet kurrë.

🟥 E VËRTETA E NGJARJES – JOQ NUK E THA TË GJITHË

JOQ raportoi se konflikti nisi pas një denoncimi që Laerti kishte bërë për barin “Stockholm”. Por kjo nuk është e vërteta. Postimi i JOQ përmendte edhe “Tokyo”, biznesin e vetë Laertit – a ka sens që ai të denoncojë tjetrin dhe të nxjerrë edhe veten?

Shkaku i vërtetë i konfliktit ishte thjesht një keqkuptim dhe fryrje nga rrjetet sociale, që çuan drejt një sulmi të organizuar mbi një njeri të pafajshëm. Dhunuesit – sipas burimeve – janë të identifikuar, ndërkohë që Laerti ndodhet në spital, ndërsa komentohet e akuzohet si “spiun” nga njerëz që nuk e njohin, por flasin pa ditur.

🟥 MEDIA PO NDEZ ZJARRIN, JO PO E FIK

Ky nuk është vetëm një rast dhune. Kjo është një pasqyrë e asaj që po ndodh në këtë vend, ku ndershmëria dënohet me grushte, dhe respektimi i ligjit shndërrohet në faj. Ku media, në vend që të qetësojë, hedh benzinë mbi zjarrin dhe lejon që emra e njerëz të pafajshëm të përdoren për klikime.

More posts