Një ngjarje tragjike është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku një 63-vjeçar ka ndërruar jetë në banesën e tij më 14 shtator 2025.
E RËNDË! Një burrë gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se…

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa ende nuk ka të dhëna të plota për rrethanat e ngjarjes. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar çdo detaj mbi rastin.
Njoftim i Policisë:
Pogradec/Më datë 14.09.2025, në lagjen nr. 2, shtetasi G. L., 63 vjeç, ka humbur jetën në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,për veprime të mëtejshme.