E rëndë/ Bashkëshorti dh*non gruan shtatzënë, detaje tronditëse nga ngjarja: E god*ti me pirun në sy…

Një grua 38-vjeçare, shtatzënë në muajin e tretë, është shtruar me urgjencë në një spital të Atikës, pasi dyshohet se është sulmuar brutalisht nga bashkëshorti i saj. 

Sipas mediave greke, gruaja ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë dhe në sy, për shkak të goditjeve me një piru, ndërsa mjekët janë detyruar të kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale delikate për të shpëtuar shikimin e saj.

Presidenti i Federatës së Punonjësve të Spitaleve Publike, Michalis Giannakos, konfirmoi se mjekët kanë ndërhyrë në syrin e pacientes, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, por nën kujdes intensiv mjekësor.

Mjekët bënë një operacion të ndërlikuar për të shpëtuar syrin e saj. Gjendja është serioze, por po monitorohet vazhdimisht,” deklaroi Giannakos.

Fatmirësisht, foshnja është jashtë rrezikut, ndërsa 38-vjeçarja po trajtohet nën mbrojtjen e policisë në klinikën e maternitetit.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit, ndërsa dyshimet kryesore janë përqendruar tek bashkëshorti i viktimës. Ende nuk është bërë e ditur nëse ai është arrestuar apo shpallur në kërkim.

More posts