Ngjarja që ndodhi në Republikën Demokratike të Kongos ka qenë thellësisht tronditëse dhe tragjike. Të paktën 49 të krishterë humbën jetën ndërsa ndodheshin në një kishë për lutje, gjatë një ceremonie fetare.
E rende, 49 persona vr*ten gjatë lutjes në kishë, ja kush e mori përgjegjësinë

Përgjegjësinë për këtë masakër e mori grupi i Forcave Demokratike Aleate Islamike, një organizatë me lidhje me Shtetin Islamik.
Sipas dëshmive të mbledhura nga Fox, të mbijetuarit përshkruan momente të tmerrit të vërtetë. Familjarët, të kapluar nga pikëllimi, përcollën për në varreza të afërmit e tyre, ndërsa shpërthenin në lot.
Dëshmitarët rrëfyen se nëntë fëmijëve u ishte prerë koka dhe disa të tjerë ishin rrëmbyer nga agresorët.
Besimtarët ishin mbledhur nga fshatra të ndryshme përreth, me rastin e festimit të Jubileut të Argjendtë të kishës, me shpresën për t’u lutur për paqe dhe siguri.