E rëndë / 29-vjeçari hyn për të grabitur, tenton të përdhunojë gruan që flinte në banesë

Një ngjarje tronditëse është regjistruar mëngjesin e së shtunës në Griesheim, Hesse, Gjermani, ku një 29-vjeçar hyri në një apartament për të vjedhur sende me vlerë dhe tentoi të sulmonte seksualisht banoren që po flinte.

Gruaja arriti të shpëtojë duke u hodhur dhe duke bërtitur me zë të lartë, çka e detyroi autorin të largohej menjëherë. Pas denoncimit, policia nisi kërkimin dhe e lokalizoi disa qindra metra më tutje, në një apartament në Schaafgasse.

Gjatë përballjes me efektivët, i dyshuari hodhi sende dhe madje thika drejt tyre, por forcat speciale të pajisura rëndë ndërhynë dhe arritën ta neutralizojnë. 29-vjeçari pësoi lëndime të lehta dhe u transportua në spital.

Ai tashmë përballet me një sërë akuzash, përfshirë vjedhje, tentativë përdhunimi dhe rezistencë ndaj forcave të rendit. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe policia ka riafirmuar angazhimin për të garantuar sigurinë e banorëve.

More posts