Një ngjarje e rëndë ka tronditur Michigan-in, ku një 20-vjeçare amerikane, e identifikuar si Sarah Carroll u vra nga ish-i dashuri i saj në një akt makabër, para se ky i fundit t’i jepte fund jetës.
E përndoqi për muaj me rradhë, i riu vret ish-të dashurën 20-vjeçare dhe veten

Krimi ndodhi të shtunën në një apartament pranë Detroit-it. Sipas policisë së Westland, rasti është cilësuar si vrasje e ndjekur nga vetëvrasja.
Mediat lokale raportojnë se Sarah kishte kërkuar një urdhër mbrojtjeje kundër ish-partnerit të saj, të identifikuar vetëm si Lincoln, i cili e kishte përndjekur dhe shqetësuar për muaj me radhë. “Ai e përndiqte prej dy muajsh. Erdhi, e qëlloi, telefonoi policinë duke thënë se vrau të dashurën e tij dhe më pas qëlloi veten,” rrëfeu mes lotësh nëna e saj, Jennifer Carroll.
Prindërit e Sarës treguan se ajo nuk i kishte njoftuar se po përndiqej. Babai i saj, James Carroll, tha se autori vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe e qëlloi të bijën disa herë me pushkë. “Nëse fëmijët vuajnë nga sëmundje të tilla, merrni ndihmën e nevojshme para se të ndodhin tragjedi,” apeloi ai.
Sarah Carroll ishte studente dhe po ndiqte studimet për t’u bërë asistente mjekësore. Ajo kujtohet nga familjarët si një vajzë e dashur, e zgjuar dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen.