E përdh*nonte çdo ditë gruan dhe uri*onte mbi të në sy të fëmijëve” – shqiptari merr denimin e rëndë (detajet)

Një histori makthi ka tronditur opinionin publik në Greqi.

Gjykata e Selanikut ka dënuar me 17 vite burg një 40-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për abuzim seksual dhe fizik të gruas së tij, në prani të fëmijëve të mitur.

Sipas mediave greke, viktima 30-vjeçare, e cila mori guximin të flasë pas viteve të tëra dhune, ka treguar detaje rrëqethëse të asaj që përjetonte çdo ditë brenda mureve të shtëpisë.

Në dëshminë e saj, e lexuar në gjykatë pasi ajo nuk arriti të përballej me ish-bashkëshortin, gruaja ka rrëfyer se përdhunohej pothuajse çdo ditë, ndërsa fëmijët e tyre ishin dëshmitarë të skenave horror.

Pas çdo akti dhune ai urinonte mbi trupin tim, si për të më poshtëruar më shumë,” dëshmon gruaja mes lotësh në deklaratën e saj.

Ajo shtoi se burri ecte vazhdimisht i dehur dhe lakuriq nëpër shtëpi, duke terrorizuar të gjithë familjen.

Megjithëse u arrestua, 40-vjeçari u lirua më pas me kusht dhe u gjykua në mungesë, pasi nuk u paraqit asnjëherë për të dëshmuar.

Pas vendimit përfundimtar, ai konsiderohet i arratisur, dhe autoritetet janë në kërkim të tij.

Në dëshminë e tij të mëparshme në polici, shqiptari mohoi akuzat duke pretenduar se “vetëm e kishte goditur me shuplakë”, por provat e paraqitura dhe dëshmitë e gruas së tij ishin tronditëse për gjykatën, e cila e shpalli fajtor për abuzim sistematik, dhunë dhe përdhunim në familje.

Ky rast ka ngritur sërish shqetësimin për rastet e dhunës në familje, që shpesh mbeten të heshtura për vite, derisa ndodh tragjedia.

More posts