Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka ngritur shqetësim te fansat e saj pas postimit të fundit në rrjete sociale.
E papritura i ndodh Ronela Hajatit

Ajo ka publikuar një foto ku shihet me serum në dorë, duke treguar se është duke marrë trajtim mjekësor.
Në mbishkrimin e fotos, Ronela shkruan: “All this year’s heaviness must be healed” (“Gjithë pesha e këtij viti duhet të shërohet”), duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë të vështirë, si në aspektin fizik ashtu edhe atë emocional.
Megjithëse nuk ka zbuluar detaje rreth gjendjes së saj shëndetësore, fansat kanë shpërthyer me komente mbështetjeje, duke i uruar shërim të shpejtë.
