E papritur! Serbët “provokojnë” kuqezinjtë para ndeshjes, nuk vendoset…

Në prag të ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet këtë fundjavë në stadiumin “Duboçiça” të Leskovcit, skuadra kuqezi ka zhvilluar të premten seancën e fundit stërvitore.

Pamjet nga ambientet e stadiumit tregon mungesën e flamurit shqiptar, në kundërshtim me protokollin e zakonshëm për ndeshjet ndërkombëtare. Ky veprim është cilësuar si një gjest i papranueshëm dhe provokues nga Federata Serbe e Futbollit, e cila duket se nuk po arrin të ndajë politikën nga sporti.

Në pritje të zhvillimeve të mëtejshme, mbetet për t’u parë nëse institucionet përkatëse si UEFA apo FIFA do të ndërhyjnë për të garantuar respektimin e simboleve kombëtare dhe rregullave ndërkombëtare.

More posts