Kryeministri Edi Rama ka tronditur sot asamblenë e Partisë Socialiste me një vendim të papritur: ai shpalli ministren Ogerta Manastirliu si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës.
E papritur në Asamble: Edi Rama zgjedh Ogerta Manastirliun për Tiranën, ja reagimi i saj surprizë!

Në një moment që dukej i parapërgatitur vetëm për të, Rama u kthye nga Manastirliu dhe i tha: “Të ma falësh”, duke zbuluar se as vetë ajo nuk kishte qenë në dijeni të këtij vendimi.
Sipas Ramës, Tirana ka nevojë për një profil si Ogerta Manastirliu, një figurë që ai e cilësoi si të përkushtuar ndaj shërbimit publik dhe kujdesit ndaj njerëzve që punojnë pranë saj.
“Unë kam shumë besim,” – tha Rama para të pranishmëve, – “sepse Ogerta është njeriu që i duhet sot Tiranës.”