Luizi dhe Pirro Çako rikthehen në studio pas 15 vitesh
“E papritur! Luiz Ejlli surprizon fansat me lajmin e madh”

Pesëmbëdhjetë vite më parë, Luíz Ejlli dhe Juliana Pasha sollën një nga duetet më të paharrueshme të muzikës shqiptare me baladën “Sa e shite zemrën”, një krijim i kantautorit Pirro Çako që u ngulit në memorien e publikut.
Sot, pas kaq kohësh, Luizi dhe Çako janë rikthyer sërish në studio duke punuar për projekte të reja muzikore. Ky ribashkim i dy artistëve të njohur ka ngjallur kureshtjen dhe emocionin e publikut, i cili pret me padurim surprizat që ata do të sjellin.
Nëse balada e vitit 2010 konsiderohet një nga kulmet e repertorit të Luizit, bashkëpunimet e reja me Pirro Çakon pritet të sjellin të njëjtin intensitet ndjenjash dhe art të pastër muzikor.