Moderatorja e njohur Arbana Osmani rikthehet këtë shtator me një projekt krejt të ri, por këtë herë jo në ekran, por në platformën e saj në YouTube.
E papritur/ Arbana Osmani ndahet nga Top Channel? Ja ku do ta shohim këtë sezon

Lajmi u bë i ditur nga Elton Tozaj për Vip Magazine, ku ai tregoi se emisioni i ri i Arbanës do të sjellë histori emocionuese dhe njerëzore, duke ngjarë në format me programin e dashur “Dua të të bëj të lumtur”.
Ky është rikthimi i saj në botën digjitale, pas suksesit të sezonit të parë të “Mirëmbrëma yje”, i cili u prit me shumë dashuri nga ndjekësit e saj online.
Edhe këtë vit, emri i saj u përfol gjerësisht për rikthimin në drejtimin e Big Brother Albania, por duket se Arbana ka zgjedhur të fokusohet tek projektet e saj personale, duke surprizuar publikun me një format të ri që pritet të marrë shumë vëmendje.