Nëse do të kërkonim një histori që përmbledh kaosin, pasionin, skandalin dhe më pas transformimin personal, Desara do të ishte një nga figurat që e mishëron më mirë këtë rrugëtim. Në moshën 23-vjeçare, ajo u bë një personazh mediatik mjaft i komentuar në vitet 2016–2017, pasi kryente një akt të paprecedentë që tronditi opinionin publik – i dogji 4 makina të të dashurit të saj, si pasojë e një zënke të radhës mes tyre.
E njohur në botën e kr*mit! Kjo është bashkëshortja e Kastro Zizos, nëna e djalit të tij

Nga akti ekstrem te burgu: Pasoja të rënda ligjore
Ky akt i furishëm solli menjëherë reagimin e institucioneve të drejtësisë. Gjykata e Tiranës e dënoi Desarën me 3 vjet e 6 muaj burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ajo vuajti 2 vjet e 4 muaj heqje lirie.
Rasti i saj u transmetua gjerësisht në media dhe rrjetet sociale, ku opinioni u ndau mes atyre që e panë si një rast ekstrem xhelozie dhe ata që ngritën pyetjen mbi shëndetin mendor dhe nevojën për ndërgjegjësim shoqëror.
Një kthesë e papritur në jetë: Gruaja e Kastro Zizos
Pavarësisht të kaluarës së bujshme, sot Desara është kthyer në një faqe të re të jetës së saj personale. Sipas ilirianews.al, ajo është bashkëshortja e këngëtarit të njohur Kastro Zizo dhe nëna e djalit të tij të vogël, Dante.
Lajmi për marrëdhënien e tyre u bë publik për herë të parë rreth vitit 2019, ndërsa në vitin 2020, çifti u bë prindër të një djali, duke e forcuar më tej lidhjen e tyre. Kastro, i njohur për stilin e tij të veçantë dhe për deklaratat shpesh të pazakonta, është gjithashtu baba i dy fëmijëve të tjerë nga marrëdhënie të mëparshme.