Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të dyshuarit në vrasjen tronditëse të Anesti Ramës, 56 vjeç.
E mbytën me tel dhe e lanë pa jetë: Gjykata jep vendimin për 3 të akuzuarit – Nuk do ta besoni çfarë thanë në sallë!

Në pranga kanë përfunduar vajza e tij, Emanilda Rama (26 vjeçe), bashkëshortja Valbona Rama dhe Çlirim Dogani, që dyshohet se kishte një lidhje intime me të bijën e viktimës.
Sipas deklaratave të avokatit Kastriot Dyrmishi, të tre të akuzuarit kanë dhënë dëshmi të ndryshme përgjatë ditëve të fundit, por në seancën gjyqësore mohuan çdo përfshirje në ngjarje. “Thonë që nuk dinë asgjë, që e gjetën të vdekur”, – u shpreh avokati.
Hetimet paraprake tregojnë se Emanilda e ka goditur të atin fillimisht në organet gjenitale, dhe pas rrëzimit të tij, Dogani e ka mbajtur nga duart, ndërsa ajo e mbyti me tel. Më pas, në bashkëpunim me të ëmën, ata kanë tentuar të fshijnë gjurmët, përfshirë edhe pastrimin e gjakut nga trupi i pajetë.
Ngjarja makabre është zbuluar falë përgjimeve telefonike, ku zbulohet edhe marrëdhënia intime mes Emanildës dhe Çlirim Doganit, i cili rezulton i martuar dhe baba i dy fëmijëve.