Livia Brunga ka shpërthyer në një rrëfim të sinqertë në Instagram, duke shfryrë gjithë dhimbjen dhe zhgënjimin e përjetuar nga një lidhje që e la me plagë të thella.
Pa përmendur emra, por duke lënë të kuptohet se i drejtohet Mevlanit, Livia flet për një marrëdhënie të mbushur me tradhti, manipulim dhe mungesë përgjegjësie.
“Jam lodhur duke përjetuar një paragjykim që nuk më përket… gjëja më e rëndë ka qenë të mbroj dikë që s’e meritoi kurrë,” shkruan ajo.
Ajo hedh poshtë etiketimet si “shkatërruese e një çifti” dhe thekson: “Çifti ishte i imi që në fillim!”
Me tone të forta, Livia i kthehet edhe personit që e lëndoi:
“Ai hëngri bukë nga duart e mia dhe më mohoi publikisht, vetëm për të mos u dukur ‘djali i keq’! Por ai është djali i keq.”
Mesazhi i saj është një thirrje për vetëvlerësim dhe rezistencë, teksa i uron çdo gjykuesi që “një ditë të përjetojë të njëjtën dhimbje”.
“S’ka më kthim, vetëm pasoja,” përfundon ajo me forcë.