E kishe dorën e rëndë!” – Stresi zbulon live të vërtetën e sherrit me Jozin (VIDEO)

Një video LIVE mes Stresit dhe Jozi Markut ka hapur sërish debat në rrjet. Të dy reperët, pas viralitetit të videos ku Jozi i kërkon Stresit me tendencë “më puth”, janë shfaqur bashkë në një transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram, ku kanë komunikuar me fansat dhe kanë treguar më shumë nga raporti i tyre i vërtetë – i cili duket se ka kaluar një fazë tensioni para pajtimit.

Në një moment të videos live, Stresi, mes të qeshurave, i drejtohet Jozit me një frazë që ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit:

Ti e kishe dorën e rëndë… por tani t’bëra shok.”

Deklarata ka lënë të kuptohet se mes tyre ka pasur një përplasje fizike – ndoshta pas incidentit famëkeq ku Jozi qëlloi Gjestin në reality show. 

Fansat kanë shpërndarë klipin në rrjetet sociale, duke komentuar se ndoshta Jozi ka pasur një moment real tensioni edhe me Stresin, dhe kjo mund të shpjegojë ngurtësinë dhe ngacmimin me nëntekst në videon “më puth” që u bë virale një ditë më parë.

Por pavarësisht aludimeve, të dy artistët janë shfaqur të qeshur dhe me energji pozitive, duke konfirmuar se tashmë janë shokë të mirë dhe po përgatiten për një bashkëpunim muzikor që pritet të publikohet së shpejti.

More posts