“E kanë çuar në…”, Berisha: Veliajn e kanë nxjerrë nga b*rgu para tre netësh, aty ka ndodh e paimagjinueshmja

Në konferencën e së premtes për mediat, lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me urdhër të tij, tre netë më parë ka dalë nga burgu i Durrësit, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas kreut të PD, ky informacion ka rrjedhur nga IEPV e qytetit bregdetar, ku Veliaj qëndron i paraburgosur prej muajit shkurt, pasi SPAK e akuzon për korrupsion dhe pastrim parash.

“Tani, kanë qarkulluar shumë, të themi gosipe. Njëri prej tyre është se burgu ka lajme dhe gosipe. Njëri prej tyre është se para tre netësh e nxorën nga burgu dhe e çuan në drejtim të paditur. Të kalamendur. Sa është e vërtetë, muret e burgut e dinë. Por e vërteta është se gosipi i asaj ndërtesë këtë thotë. E thashë këtë se Edi Rama është i tmerruar nga Erion Veliaj dhe do ta shohë me çdo kusht të asgjësuar. Politikisht të paktën, mos edhe për atë tjetrën, por atë nuk e di. Por ta nxjerrësh atë tjetrin në orën 12 të natës të kalamendur dhe ta nisësh në drejtim të paditur, kjo absolutisht është një aktakuzë direkt për Ramën”, tha Berisha në konferencë për mediat.

Më tej Berisha ngriti disa pyetje për destinacionin e Veliajt dhe tha se urdhri i dhënë nga Rama është zbatuar nga ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

“Ku shkoi ai? Ku e çoi atë? Mori autorizim apo nuk mori autorizim? Apo përdori vetëm këtë papagallin e Ulsiut, Lamallarin, për të urdhëruar nxjerrjen e tij në 12 të natës, këtë nuk e dimë. Megjithatë, ajo që ne qëndrojmë është respektimi i të drejtave të çdo njeriu kudo që ndodhet”, u shpreh kreu i PD.

Sipas Berishës në gjykimin e Partisë Demokratike, “Erion Veliaj është hajduti i tretë më i madh i shqiptarëve në histori”, por siç lideri i opozitës thekson “asnjë njeriu, cilido qoftë ai, kurrë nuk mund t’i mohohen ato të drejta që i garanton ligji dhe Kushtetuta”

More posts