Kush është ministri që rrezikon prangat?
E fundit! SPAK ‘shkund’ qeverinë e Edi Ramës, kush është ministri që do arr*stohet

Prokuroria e Posaçme ka futur në ankth kabinetin qeveritar të Edi Ramës. Teksa kryeministri sot u rishfaq në publik me sulme ndaj drejtësisë, mësohet se SPAK ka vënë nën hetim 1 ministër të qeverisë aktuale.
Edi Rama u mundua që shumë prej ministrave besnikë t’i veshë me imunitet, duke i kandiduar për deputetë, por një prej tyre rrezikon burgun. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Prokuroria e Posaçme në faqen e saj zyrtare, te regjistri i transparencës. “Rezulton se aktualisht nën hetim është 1 (një) ministër”, shprehet SPAK dhe mendohet se eshte Petrit Malaj, ministër i Financave
Duhet të presim dhe të shohim, por fakti që SPAK shprehet se ai është nën hetim, do të thotë se akuzat kanë avancuar. Në përgjithësi, SPAK nuk regjistron procedime në emër të zyrtarëve për të shmangur afatin kohor, por sinjalet janë se një ministër ka rënë në rrjetë dhe do t’ia shohim krismën shumë shpejt.
Arrestimi i fundit i bujshëm që ka bërë SPAK është ai i Erion Veliajt. Në shkurt, kryebashkiaku i Tiranës u arrestua në zyrën e tij dhe që nga ajo kohë, SPAK është fokusuar te krimet zgjedhore dhe te lufta kundër krimit të organizuar. Sinjalet janë se tani mund të kemi një tjetër goditje të bujshme në radhët e mazhorancës.