E FUNDIT/ Rama thirrje publike: Ndaluni! Do përballeni me pasoja të rënda…

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje vijon, e ndërsa e radhës për tu ‘pastruar’ ka qenë Valbona.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga shembja e ndërtimeve në Parkun Kombëtar të Valbonës ndërsa shkruan se ndërtuesit e biznesmenët duhet të ndalen, pasi do të përballet fort me ligjin.

Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, NDALUNI. Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda”, shkruan Rama teksa publikon pamjet më poshtë nga aksioni.

More posts