Londër – Norman Tebbit, një nga figurat më domethënëse dhe më polemike të politikës britanike të fundit gjysmë shekulli, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 94 vjeçare.
E djathta në zi/ Ndërron jetë ish-ministri i njohur, la pas tre fëmijë

Lajmi u konfirmua nga djali i tij, Ëilliam Tebbit, i cili në një deklaratë për BBC-në njoftoi se babai i tij kishte vdekur në shtëpi, pa dhënë detaje të tjera mbi shkaqet e vdekjes.
Karriera politike
Tebbit hyri në Parlament në vitin 1970, duke përfaqësuar fillimisht zonën e Epping, e më pas, nga 1974 e deri në 1992, Chingfordin në veri-lindje të Londrës. Nën qeverisjen e Margaret Thatcher, ai u emërua sekretar shteti në Departamentin e Punës (1981–1983), ku promovoi legjislacionin kundër sindikatave – që ai e cilësoi si “shtyllën kryesore” të reformave ekonomike të asaj kohe.
Më vonë kaloi në Departamentin e Tregtisë, duke u angazhuar në privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore.
Aktivizmi dhe kontestimet
I njohur për qëndrimet e tij të forta kundër sindikatave, emigracionit të lirë dhe multikulturalizmit, Tebbit u shqua edhe për “testin e kriketit” – një mënyrë provokuese për të vlerësuar besnikërinë e imigrantëve ndaj Britanisë.