E diel e trishtë! Mb*tet një person në bregdet, zbardhen detajet e para!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën bregdetare të Lezhës, ku një pushues rreth 60-vjeç ka humbur jetën.

Policia bën me dije se është konstatuar në rrezik mbytjeje në plazhin e Tales një pushues, i cili është nxjerrë nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas ‘bluve’ 60-vjeçari është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Rreth orës 11:10, në plazhin “Tale 1”, në afërsi të Hidrovorit, është konstatuar në rrezik mbytjeje një shtetas rreth 60 vjeç, i cili është nxjerrë nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore.

Shtetasi N. M., banues në Rrila, është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

More posts