Spartak Ngjela thotë se nëse Sali Berisha largohet nga drejtimi i PD, atëhere demokratët vijnë në pushtet brenda 4 muajsh.
E di të sigurt”/ Ngjela habit: Rama dhe PS rrëzohen nga pushteti brenda 4 muajve, nëse…

Sipas Ngjelës, nëse Berisha mban “peng” PD-në atëherë nuk do të vijë kurrë në pushtet.
“Berisha po thotë se nuk i njeh zgjedhjet se janë farsë..Po të mos pretendonte në mënyrë banale se ia kanë manipuluar zgjedhjet; Saliu dihet të jepte dorëheqjen si humbës i zgjedhjeve. Është komedi se zgjedhjet rrëzohen për manipulim me vendimin e një gjykate. Pa vendimin e gjykatës; ato kuptohet se kanë qenë të lira dhe sigurisht që mbeten në fuqi. Saliu e di që nuk i janë manipuluar zgjedhjet në muajin maj të këtij viti. Po krerët e Partisë Demokrarike nuk e kuptojnë që u ka ardhur çasti ta rrëzojnë Saliun dhe të krijojnë Partinë Demokratike që fiton zgjedhjet? Po nuk e bënë këtë; ata janë të gjithë jashtë kohës dhe hapësirës në Shqipëri. Por nëse Partia Demokratike e bën këtë procedurë që ia imponon statuti i saj; Edi Rama dhe Partia Socialiste rrëzohen për katër muaj. Të shohim; kush do të fitojë në shtator të këtij viti: Partia Demokratike që pa Berishën vjen në pushtet në Shqipëri; apo Sali Berisha që e dënon Partinë Demokratike që ajo të rrijë gjithmënë jashtë pushtetit politik në Shqipëri”, shkruan Ngjela.