Mjeku neonatolog Zymer Kurtaj është ndarë nga jeta këtë të mërkurë. Kolegët përcjellin lajmin e trishtë dhe e përshkruajnë atë si një mjek të përkushtuar dhe të respektuar, që do ju mungojë pacientëve të vegjël.
E dhimbshme! Ndahet nga jeta mjeku i dashur shqiptar, u kujdes me vite per te vegjlit tanē

Zymer Kurtaj ishte një ndër emrat më të njohur të mjekësisë shqiptare, me origjinë nga Malësia e Madhe. Ai ka kontribuar me profesionalizëm, për shumë vite me radhë, në spitalin e Shkodrës dhe më pas në Tiranë.
Për vite me radhë doktor Zymeri u përkujdes dhe u qëndroi pranë foshnjave më të brishta, duke luftuar çdo ditë me profesionalizëm dhe dashuri për jetën.
“Lamtumirë Doktor Zymeri! Me dhimbje të thellë përcjellim sot lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej mjekëve & kolegëve tanë më të dashur, më të përkushtuar dhe më të respektuar, mjekut neonatolog Dr. Zymer Kurtaj.
Dr.Zymeri ishte një mjek dhe koleg i nderuar që frymëzonte me përkushtimin dhe dashurinë e tij për profesionin.