Moderatorja dhe sipërmarrësja Amarda Toska ka rrëfyer për herë të parë një episod të panjohur publikisht.
E dhimbshme! Ami tregon se ka humbur fëmijën, nuk ia dola dot

Një abort spontan i disa viteve më parë, kur foshnja në barkun e saj ishte tre muajshe dhe do të ishte fëmija i saj i parë.
Pas martesës me Ermal Mamaqin, shpesh përflitej për një shtatzëni të mundshme, por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve deri kur Ami u tërhoq papritur nga “Dancing With The Stars”, një spektakël ku ajo ishte prezantuese.
Në një rrëfim të hapur me Orinda Hutën në podcast-in “Mam”, ajo zbuloi se shtatzënia e parë nuk shkoi siç pritej. Vetëm dy ditë para finales, mjeku e këshilloi të kalonte në regjim shtrati për të shmangur komplikacionet.
“Ishte pikërisht natën finale të ‘Dancing’ dhe unë isha 3-muajshe shtatzënë”, tha Ami. “Ishte një vendim i vështirë, por e ndjeva që ishte i duhuri. Ishte sfidë mes dëshirës për të mbajtur shtatzëninë dhe angazhimit që kisha në spektakël.”